BRITANI E MADHE – Britania e Madhe po goditet nga stuhia e fuqishme “Arëen”, e cila i ka marrë jetën 3 qytetarëve, ndërsa ka lënë pa strehë mijëra të tjerë. Skocia është shteti që po vuan më shumë pasojet e rënda të stuhisë “Arwen”.
Meteorologët raportojnë se shpejtësia maksimale e stuhisë ka arritur në 160 km/h. Përveç dëmeve materiale, edhe dëbora ka bërë që të bllokojë disa akse rrugore.
Viktimat janë një mësues në Irlandën e Veriut, i cili vdiq pasi makina e tij u godit nga një pemë, një tjetër qytetar humbi jetën pasi e goditi një pemë në Kumbria dhe viktima e tretë u nda nga jeta në Aeberdeenshire.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin hyrje-daljet nga banesa.
Marrë nga “The Guardian”