Presidenti Ilir Meta përmes një reagimi në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën dhe të mbrojnë shëndetin e tyre kundër COVID.
Duket sikur ai ka ndryshuar mënyrën e qasjes ndaj koronavirusit pasi vetëm pak javë më parë ai nuk mbante maskë.
Por në konferencën e djeshme për shtyp, presidenti ka vendosur një të tillë. Kjo thirrje duket se shkon dhe për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin e cila që prej fillimit të pandemisë refuzon ta mbajë maskën, madje duke vendosur dhe në diskutim ekzistencën e vetë virusit.
Madje kryetarja e LSI-së është gjobitur dy herë për mos-mbajtjen e maskës gjatë takimit të saj me elektoratin e të rinjve.
Postimi i plotë në Facebook:
Të shtohen testimet.
Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.
Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat.
Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!