Në rastin e festës së Ditës së Çlirimit, kryeministri Edi Rama njoftuar hapjen e Rrugës së Arbrit, teksa ka uruar të gjithë shqiptarët.
Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video segmentit të përfunduar të Rrugës së Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.
Kujtojmë se disa javë më parë, kryeministri tregoi se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Ndërsa ministrja Belinda Balluku deklaroi të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, ndërsa shtoi se vepra e plotë pritet të përfundojë në pranverë.