• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çfarë po ndodh? Francë-Britani përplasen për politikat e imigracionit

29/11/2021
in Botë
0
Çfarë po ndodh? Francë-Britani përplasen për politikat e imigracionit

Franca është e gatshme për një diskutim serioz me Britaninë për çështjet që kanë të bëjnë me imigracionin e paligjshëm, por nuk do të mbetet peng i politikës së brendshme të Londrës, tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Të dy vendet janë tashmë në mosmarrëveshje mbi rregullat tregtare dhe të drejtat e peshkimit pas Brexit-it dhe javën e kaluar marrëdhëniet u përkeqësuan më tej pasi 27 persona humbën jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin e La Manshit. Kryeministri britanik Boris Johnson i shkroi presidentit Emmanuel Macron duke përcaktuar pesë hapa që të dy vendet mund të ndërmarrin për të penguar emigrantët që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Njëri prej tyre ishte dërgimi i emigrantëve të paligjshëm në Francë, që e zemëroi shumë Parisin.

Franca u përgjigj duke anuluar një ftesë për ministren e Brendshme britanike Priti Patel për të marrë pjesë në një takim të dielën me homologët evropianë për të diskutuar çështjen pasi kryeministri Johnson publikoi letrën në Twitter.

“Britania u largua nga Evropa, por jo nga bota. Ne duhet të punojmë seriozisht mbi këto çështje… pa u mbajtur peng nga politika e brendshme britanike”, u tha Darmanin gazetarëve pas takimit me homologët e tij belgë, gjermanë dhe holandezë në Calais.

Ai shtoi se toni i Londrës në diskutimet private nuk ishte i njëjtë me atë të përdorur publik.

Franca kishte trajtuar çështjen e migrimit të paligjshëm në Britani për 25 vjet dhe tani ka ardhur koha që Londra të zgjohej, tha ministri Darmanin.

“Nëse emigrantët vijnë në Calais, Dunkirk ose në Francën veriore, kjo ndodh sepse ata janë të tërhequr nga Anglia, veçanërisht tregu i punës që do të thotë se ju mund të punoni në Angli pa asnjë kartë identiteti”, tha ai.

“Britania duhet të marrë përgjegjësinë dhe të kufizojë stimujt e saj ekonomikë”, shtoi ministri francez.

Britania ka nevojë për bashkëpunimin e Francës për të frenuar fluksin e emigrantëve, të cilit po përpiqen të ikin nga lufta dhe varfëria,duke kaluar Kanalin e Lamanshit nga Evropa, tha të dielën ministri britanik i shëndetësisë Sajid Javid në mbrojtje të letrës së kryeministrit Johnson.

Zoti Darmanin tha se në takimin e së dielës me partnerëttij evropianë u arritën marrëveshje për një numër të vogël çështjesh, por Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare ra dakord të sigurojë një avion nga 1 dhjetori për të monitoruar vijën bregdetare veriore të Francës.//VOA

Tags: france anglimigracioniproblemet mes dy vendeve
Previous Post

Frikë nga ‘Omicron’, BE ndalon udhëtimet nga zonat e rrezikut

Next Post

Sa herë duhet t’i përdorim shishet plastike të ujit?

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Sa herë duhet t’i përdorim shishet plastike të ujit?

Sa herë duhet t'i përdorim shishet plastike të ujit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.