Hapja provizorisht e Rrugës së Arbrit ditën e sotme ka një rëndësi të veçantë për banorët e Peshkopisë, Bulqizë, Dibrës dhe jo vetëm pasi shkurton distancën duke nxitur jo vetëm zhvillimin ekonomik dhe turizmit por dhe punësimit të banorëve në qytete të tjera.
Vetë banorët shprehen shumë të lumtur për hapjen e kësaj rruge edhe pse në mënyrë provizore, pasi tashëm atyre do u lehtësohen shumë lëvizjet e tyre të përditshme. Për festimin e këtij rasti banorët e veshur me kostume popullore dhe tradicionale të zonës, me daulle e flamuj kombëtar kanë festuar ën rrugën e Arbrit.
“Është një ditë e gëzueshme dhe e shënuar për banorët e zonë, është fat i madh që e arritëm këtë ditë që ta bëjmë rrugën në Tiranë brenda orës, na jep dhe mundësi punësimi”, tha një banor.
“Sot është një ditë e veçantë për dibranët dhe banorët e malësisë së Tiranës dhe për Tetovën dhe Gostivarin. Sot po inaugurohet një pjesë e rrugës, por ndihmon shumë në lëvizjen më të shpejtë të banorëve”, tha një tjetër.