Gjykata e Shkallës së para Tiranë ka lënë në burg “policen mashtruese” Elvira Lanin.
42-vjecarja u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin e se ishte efektive e policisë.
Ajo është shprehur para gjykatës se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.
Lani e dënuar më herët edhe nga gjykata e Gjirokastrës për mashtrim. Burime bëjnë me dije se ajo ka dalë nga burgu me liri me kusht.