Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvillojë bisedime të martën me udhëheqësit e 16 rajoneve të Gjermanisë pas shqetësimeve për rritjen e madhe të rasteve të reja me koronavirus. Zyra e kancelares Merkelit konfirmoi të hënën se ajo do të zhvillojë një video-lidhje me udhëheqësit për të diskutuar mbi shpërthimin e rasteve me COVID-19, por nga zyra e kancelares nuk dhanë ndonjë informacion nëse do të diskutohet për vendosjen e masave të reja.
Një gjykatë në Gjermani do të vendosë të martën për ankesat e paraqitura kundër kufizimeve mbarëkombëtare me qëllim të frenimit të infeksioneve të reja, raporton agjencia AP. Shifrat zyrtare bënë të ditur se janë konfirmuar 29,364 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit si dhe 73 raste të vdekjes.
Shifrat e infektimeve kanë qenë veçanërisht të larta në pjesët lindore dhe jugore të vendit, me spitalet atje tashmë të detyruara që të transferojnë pacientë të kujdesit intensiv në pjesë të tjera të Gjermanisë./REL