Deti i trazuar dhe dallgët e forta bënë që trageti i linjës Brindizi-Vlorë t’i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port dhe të dilte sërish në det. Vetëm pas 6 orësh në det të trazuar, trageti ka mundur të ankorohej, ndërsa pasagjerët në të shprehen të frikësuar nga ngjarja dhe të lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit e Vlorës.
“Skandaloze, kut kapiteni i trageti pa detin e trazuar nuk kishte pse nisej nga Brindizi fare, pse të rrinin në det të hapur mbi 10 orë. Nga ora 8 që duhet të dilnim nuk mundëm dot të ankorohej.U lodhëm, mbi 7 orë në pritje për t’u ankoruar. Erdhëm në port po një litar u këput dhe ikëm sërish“, shprehen qytetarët.