Një gjykatë amerikan vendosi të bllokojë urdhrin për vaksinimin e detyruar kundër koronavirusit të punonjësve të shëndetësisë, në të gjithë shtetet amerikane. Urdhri u vendos nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden dhe ai duhej të niste të zbatohej javën e ardhshme.
Vendimi i gjyqtarit Terry Doughty zgjeron atë që u lëshua të hënën nga një gjykatë federale në Misuri, i cili fillimisht shtrihej vetëm në 10 shtete.