Pas reshjeve të shiut dhe të borës, tashmë me rënien e temperaturave në disa akse rrugore ka prezencë të ngricave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe në akset ku ka pasur problematika, është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.
‘Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset’, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Dy ditë më parë vendi, u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëborë në zonat malorë, por nuk pati problematika për shkak të motit të keq.