TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon reflektim mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor. Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, Presidenti Meta ka dhënë një mesazh, duke kujtuar jetët e humbura nga kjo sëmundje në vendin tonë, teksa thekson se me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve.
“Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS kujtojmë jetët e humbura prej saj në vendin tonë, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor.
Me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të minimizuar jo vetëm përhapjen, por edhe luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit. #WorldAIDSDay”, shkruan Meta.