Në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë kryesia e degës 9 vijoi me leximin e emrave të delegatëve që kanë firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.
Ndërkohë Sali Berisha pati një pritje entuziaste nga demokratët e Hasit. Gjatë takimit me strukturat e partisë ku ishin të pranishëm edhe kryetari e drejtues të tjerë të degës, lideri historik i PD ftoi të gjithë delegatët të marrin pjesë në atë që ai e cilësoi si dhjetori i dytë i Shqipërisë.
“Sot PD e Hasit, është rreshtuar në krah të kësaj lëvizjeje, të këtij dhjetori të ri, zgjimi të vërtet kombëtar i cili synon kthimin e pluralizmit politik, rithemelimin e PD. Ju garantoj se synon rikthimin e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, tha Berisha.
Ky takim u mbajt vetëm disa ora para foltores që Berisha do të zhvillojë në orën 16:30 në vendlindjen e tij në Tropojë.