Shifra e të infektuarve me Covid-19 në botë shënon mbi 53 milionë persona, ndërkohë kanë humbur jetën 1,311, 928 njerëz, ku janë shëruar mbi 37 milionë të tjerë.
SHBA renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 3,719 persona, duke e çuar numrin në total mbi 11 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 37 njerëz dhe numri në total ka shkuar 250,014.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 236 persona të infektuar dhe në total ka aritur 8,773,479 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën 129,225 pacientë.
Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 23,794 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,922,504 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 932 njerëz dhe numri në total është 43,892.
Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 1,347 njerëz, duke e çuar shifrën në total 774,179 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 4 njerëz dhe numri në total është 12,507.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 40,902 persona të infektuar, duke e çuar numin në total 1,107,303, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 550, duke e çuar shifrën në total 44.139, njerëz.