TIRANË- Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 532 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm 7 pacientë.
Rekordin e infektimeve vijon ta mbajë Tirana, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 191 raste. Ndërkohë, sipas MSH, e kanë fituar betejën me virusin e rëndë edhe 100 të infektuar.