VLORË- Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës, ditën e sotme ka prezantuar platformën Deputetiqëduam.al. Rama ka sulmuar sërish kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke theksuar se nëse vjen Monika Kryemadhi në pushtet ajo nuk do të shtrojë rrugët as nuk do të shohë se si të përmirësojë qytete.
“Ata e urrejnë qytetin. Ata urrejnë pastërtinë, rregullin, bukurinë, keni parë ndonjë parti politike që thotë që kemi ndërtuar qytetin e parë pa leje në botë, Saliu për Bathoren? Kush do i bëjë lagjet tuaja? Lesko me Lulin apo Monika që të bëjë teqe të kuqe dhe t’ju shohë filxhanin e të thotë që do ju shëroj nga Covid-19,”- tha Rama.