TIRANË-Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të dhjetorit u mbaron dhe mandati 1 vjeçar, ndaj sot në KED hidhet shorti për anëtarët e rinj. Ceremonia për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidatëve po zhvillohet në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës do të hidhet shorti.
Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska zgjidhen përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj.
Nga 9 kandidatë të Gjykatës së Lartë shorti ka përzgjedhur z. Sokol Binaj si anjëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED. Ndërkohë që Sandër Simoni është anëtari zëvendësues.