Një situatë e paprecedent në spitalin më të madh në vend, Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.
Si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, disa autoambulanca janë bllokuar në trafik. Në radhe janë automjete të shumta, si dhe mjete të tjera të parkuara kuturi, duke bërë që situata të vështirësohet për shkak të trafikut.
Mesa shihet ky është një problem i kahershëm, për shkak të vendeve të parkimit, të cilat sipas tij janë reduktuar. Që prej 2018-ës parkingu në QSUT i ka kaluar Fondi Shqiptari i Zhvillimit për t’u menaxhuar.