Varianti Omicron është varianti që po shqetëson botën aktualisht dhe shumë vende kanë marrë sërish masa drastike si pasojë e tij. Deri tani nuk dihet ende shumë për këtë variant, por dihet se ka një transmetueshmëri të lartë.
Shefi i ugjencës Skënder Brataj ka folur rreth Omicron dhe simptomave të tij, të ngjashme me simptomat e virozave të stinës.“Sado masa të marrësh, është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar. Nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të dalim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi, aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma.
Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID-19. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperaturë 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina,” -tha Brataj.