Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur dhe i sulmuar i momentit. Pavarësisht se rrjeti zien, duket se Donaldi dhe Beatrix janë shumë të qetë me lidhjen e tyre.
Ata e kaluan pasditen bashkë duke folur edhe për lidhjen e tyre dhe Donaldi i tha këngëtares se ai i ka gjërat e qarta. Aktori i humorit u shpreh se i ka mendimet shumë të qarta dhe se nuk “do ta stresojë veten kot”. “Çfarë po mendon?”,- e pyeti Beartix një moment, ndërsa ata po qëndronin bashkë. “S’dua të mendoj asgjë, nuk dua t’i fus vetes stres kot. Ndikon tek mua dhe tek ty. Unë gjërat i kam shumë të qarta”,-tha Donaldi.
Ata duket se janë shumë mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht interpretimeve nga jashtë. Spektaklin e kaluar Donaldi nuk ngurroi të shprehte pëlqimin për Beatrix. Ai madje u shpreh se me të nuk do tallet kurrë dhe se e pëlqen shumë. Direkte pas spektaklit ai i tha asaj se ‘vdes për sinqeritetin e saj’ dhe se e di që kur të dalin jashtë ajo do bëj shumë pas tij dhe nuk do jetë vetëm ai që mundohet aq sa harron edhe veten.
Mbetet për tu parë se si do shkojnë gjërat mes tyre.