TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës Amerikane lidhur me vizitën e zv/sekretarit të Shtetit Amerikan Gabriel Escobar në Shqipëri në datë 9 Dhjetor. Kim thotë se ai do të takohet me zyrtarë të lartë në Shqipëri dhe do të konfirmojë mbështetjen e SHBA për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Zëvendës sekretari i Shtetit Escobar do të vizitojë Shqipërinë më datë 9 Dhjetor për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë bazuar në vlerat e përbashkëta. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për demokracinë dhe integrimin në BE. Bashkëpunim më i fortë në fushën e mbrojtjes dhe mundësi për tregti dhe investime. Siç thuhet në urdhrat ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, mosndëshkrimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkan”, shkruan Yuri Kim.
I dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të vizitojë Tiranën pas dy ditësh. Vizita e Escobar në Tiranë përkon dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA pak muaj më parë.