Gati 18 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 28 të vdekur, 8 trupa e të cilëve ende rezultojnë të zhdukur, çështja çohet në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Familjarët kanë folur për mediat pas padisë në SPAK.
“Kemi hapur disa gjyqe në Prokurorinë e Vlorës, e cila ka qenë e korruptuar. Nuk ka pasur as kompetenca për ta trajtuar. Është e tragjedia më e rëndë në histori dhe nuk është bërë operacion kërkim shpëtimi. Vetëm pas orës kanë njoftuar edhe palën italiane. Ne kemi bërë kallëzim në SPAK sepse kjo ccështje nuk është zbardhur kurrë. Të dënohen kriminelët që na vranë të afërmit. Këta nuk e zbardhin sepse cenohen njerëzit me pushtet”, tha përfaqësuesi i familjarëve të tragjedisë së 9 janarit.
Më 9 janar 2004 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. Të gjitha i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen.
18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. 8 rezultojnë të zhdukur edhe pas 14 vjetësh. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.