Tiranë- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pasi Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar me Covid-19 dhe po kurohet.
Meta shprehet se i uron shërim të shpejtë Sytarit dhe kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës.
Postimi i Metës:
I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.
Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar.