TIRANË– Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar.
Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit nr.2, një orë pasi u shoqërua. Ai u kap, teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial.
Islami mori gjobën dhe u shoqërua në komisariat pasi nuk kishte as kartën e identitetit me vete.