BRITANI- Shkencëtarët në Britani sipas një studimi të fundit njoftojnë se simptomat fillestare të Covid-19 mund të keqinterpretohen si efekte anësore të vaksinës. Mediat e huaja shkruajnë se simptomat e hershme të Covid-19 nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar nga efektet anësore të mundshme të vaksinave të koronavirusit, prandaj është më mirë që njerëzit pas vaksinimit do të ishte më mire të qëndronin në shtëpi.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha Emma Duncan në Londër, analizuan të dhënat për 362,770 njerëz që ishin vaksinuar me AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech, ku zbuluan se shafqet të paktën një simptomë e lidhur me Covid-19 brenda javës së parë pas vaksinimit. Sipas studiuesve, nuk kishte asnjë mënyrë, përveç testit që mjekët të dallonin nëse simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskujsh, etj ishin për shkak të vaksinës ose infeksionit Covid-19.
“Vaksinimi mbetet thelbësor për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj nga Covid-19. Por nëse keni simptoma pas vaksinës, nuk duhet të supozoni se është vetëm një efekt anësor i vaksinës. Duhet të testoheni me një test për t’u siguruar që nuk keni asnjë simptomë fillestare të Covid-19,”-tha Emma Duncan.