Forbes ka publikuar listën me 100 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2021 dhe vendin e parë pas më shumë se një dekade, nuk e mban më Angela Merkel. Kancelarja e larguar e Gjermanisë është zëvendësuar nga filantropistja Mackenzie Scott, ish-bashkëshortja e miliarderit Jeff Bezos.
Në vendin e dytë është nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila u ngjit një vend më lart se vitin e kaluar. Gruaja me origjinë indiane bëri histori këtë vit pasi u bë zëvendëspresidentja e parë femër dhe zyrtarja më e lartë femër në historinë e SHBA-së, si dhe zëvendëspresidentja e parë afrikano-amerikane dhe e parë aziatike-amerikane.
Më poshtë lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin 2021:
#1Filantropistja MacKenzie Scott
#2 Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris
#3 Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde
#4 CEO e General Motors Mary Barra
#5 Filantropistja Melinda French Gates
#6 CEO i Fidelity Investments Abigail Johnson
#7 Kryetarja Ekzekutive e Santander, Ana Patricia Botín
#8 Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
#9 Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen
#10 CEO e Açenture, Julie Sweet
Në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë përfshiheshin edhe Rihanna, Beyonce, Serena Williams, Taylor Swif, Oprah Winfrey dhe Reese Witherspoon.