Detaje të reja nga vdekja e sirianit në malin e Moravës. Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë. Ai është gjetur nga një grup klandestinësh të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi, dhe kanë qenë ata që lajmëruan policinë për trupin e pajetë.
Eskpertiza do të bëhet në Tiranë për shkaqet e vdekjes, por dyshimet janë që ka ndërruar jetë për shkak të kushteve atmosferike dhe borës. Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin.