Sipas CEO të Pfizer, Albert Bourla mund të nevojitet një dozë e katërt për tu mbrojtur nga varianti i ri Omicron. Me fushatën e dozës tretë në zhvillim e sipër, CEO i Pfizer tha se ai po pret të dhëna të botës reale për të përcaktuar nëse do të jetë e nevojshme një dozë e katërt veçanërisht për Omicron.
“Pasi të kemi të dhëna të botës reale, ne do të përcaktojmë nëse doza e tretë është efektive ndaj Omicron dhe për sa kohë. “Por unë mendoj se do të nevojitet një dozë e katërt,” tha Bourla për CNBC, duke shtuar se të dhënat mund të jenë gati brenda dy javëve të ardhshme.
Më herët të mërkurën, Pfizer publikoi gjetjet nga një studim fillestar laboratorik që nxori në pah se dy doza të vaksinës kishin më pak aftësi ndaj Omicron sesa variantet e tjera të virusit, ndërsa doza e tretë përmirësoi ndjeshëm mbrojtjen.
Gjetjet u bazuan në rezultatet e një studimi të kryer nga mjekët në Afrikën e Jugut në fillim të kësaj jave. Megjithatë, duke qenë se ishte një studim i hershëm laboratorik, ai u bazua në një kopje të mutacionit të Omicron të krijuar nga laboratori.
“Një dozë e tretë, besoj, do të ofrojë mbrojtje shumë të mirë,” tha Burla, duke shtuar se trajtimet si pilula antivirale Pfizer Paxlovid do të ndihmonin në parandalimin e Covid-it gjatë dimrit.
Në deklaratat e mëparshme, Bourla përmendi faktin se mund të nevojitet një dozë e katërt, por ai vlerësoi se do të merret rreth një vit pas të tretës. Ai tha gjithashtu se Pfizer po vlerëson nëse nevojiten modifikime në vaksinën aktuale për të ofruar mbrojtje më të mirë kundër variantit Omicron ose varianteve të tjera të ardhshme ose nëse do të nevojitet një vaksinë krejtësisht e re.