Një 59-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar policinë pasi refuzoi një gjobë dhe tentoi të largohej me mjet.
Policia bashkiake ka ndaluar 59-vjeçarin me iniciale D.S. për t’i vendosur një masë administrative.
Ky i fundit i ka kundërshtuar dhe teksa tentoi të largohej me mjetin e tij, ka dëmtuar lehtë një prej efektivëve në këmbë i cili më pas u mjekua dhe doli nga spitali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.