Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin ‘Air Albania’ ka filluar puna. Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtimi i strukturës që do të shërbejë si skenë për fjalimet e ish-Kryeministrit dhe të tjerë gjatë Kuvendit.
Ndërkohë që edhe moti është ‘kundër’ Kuvendit të 11 dhjetorit. Dita e nesërme pritet të jetë gjatë gjithë ditës me shi. Në këtë rast, Berishës do t’i japë një ‘dorë’ fakti që “Air Albania” është i gjithi i mbuluar, edhe pse më parë ai e kishte quajtur stadiumin “foleja e klanit mafioz të Ramës”.