Travis Scott ka thënë se nuk i vuri re pjesëmarrësit e koncertit që luteshin për ndihmë, gjatë intervistës së tij të parë që nga përplasja shkatërruese e turmës në Astroworld që la 10 fansa të vdekur dhe qindra të plagosur.
“Ka qenë thjesht shumë mendime, shumë ndjenja, shumë pikëllim,”
Gjatë një interviste një orëshe Scott ishte serioz dhe i mërzitur. Ai tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë gjëje të gabuar derisa u thirr një konferencë shtypi pas setit të tij. “Njerëzit humbasin mendjen, gjëra ndodhin në koncerte, por diçka e tillë?!” tha ai, duke iu dridhur zëri.
Deri më tani, ndaj Scott janë grumbulluar mbi 2800 padi të bazuara mbi neglizhencën ndaj sigurisë. Reperi e diskutoi këtë disa herë gjatë intervistës duke theksuar se është i vendosur për të zbardhur çfarë ndodhi në festival, i cili po përballet me akuza që kërkojnë dëmshpërblim në miliona dollarë. Pyetjes se kush duhet të mbajë përgjegjësi për mungesën e organizimit dhe të stafit, Travis iu përgjigj: “profesionistët”.
Pas tragjedisë, Travis është ofruar të paguajë për funeralet e viktimave, por oferta e tij është refuzuar. Në intervistë ai u shpreh se e kupton vendimin e tyre, por dëshiron “të sigurohet se ata e dinë që ai ishte aty dhe do të vazhdojë të jetë aty për ta”