Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus.
Hysenlliu ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Ai ishte futur në intubim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Familjarët bënë thirrje më herët për ta dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të shpejtë.