Sali Berisha: Demokrate dhe demokratë shqiptarë kudo që ndodheni, për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Evropë e botë. Triumfi më magjik më mahnitës, më madhështor. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizmit politik. Nuk largohem dot pa përshëndetur ekipin kombëtar por në veçanti dhe tifozët kuqezi që i dua shumë sepse për mua ata janë atdhetarë të vërtetë. U them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes.
Pyetje: Mendoni se do t’ju përjashtojnë nga PD? Apo deputetët e tjerë?
Sali Berisha: Nuk do të doja që të flisja për të sot. Peng Basha është një kufomë politike.