Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Vlora për shkak të përmbytjeve. Në një intervistë për Fax Web, Leli është shprehur se sitaua në të cilën ndodhet do vlerësim maksimal, duke shtuar se janë evakuuar disa familje nga banesat. Ai shtoi se në zonat më delikale, po hidhen inerte.
“Kemi 24 orë këtu që dje paradite. Bashkia e Vlorës po sjell materiale inerte për të marrë masa në pjesët më delikate. Momentalisht situata është me e rëndë në pjesën e shtratit të lumit. Janë evakuuar disa familje ndërsa të tjera nuk kanë pranuar të largohen nga banesat. Të gjitha strukturat përkatëse janë në terren”, tha Leli.