Të paktën 100 njerëz kanë humbur jetën, pasi një rrymë tornadosh kaloi në Midwest dhe Jug të SHBA-së, duke shkatërruar shtëpi, duke rrafshuar biznese dhe duke nisur një sfidë masive për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, thanë zyrtarët të shtunën.
Tornadot e fuqishme, për të cilët parashikuesit e motit thonë se janë të pazakonta në muajt më të ftohtë, shkatërruan një fabrikë qirinjsh, zjarrfikëse dhe stacione policie në një qytet të vogël në Kentaki, shkatërruan një shtëpi të të moshuarve në Misurin dhe vranë të paktën gjashtë punëtorë në një magazinë Amazonmnë Illinois. Më herët, sinoptikanët thanë janë regjistruar 19 tornado. Disa të moshuar u bllokuan në një azil në Arkansas.
Ndërsa një tren doli nga shinat, si pasojë e erës së fortë. Policia ka njoftuar se një operacion kërkim- shpëtimi po vijon për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të rrezikuar. Në Kentaki është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe autoritetet policore kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe më shumë viktima.