Për pjesën më të madhe të historisë së saj, lista vjetore e “50 bareve më të mira në botë” ka qenë një betejë e madhe mes Nju-Jorkut dhe Londrës. Por për vitin 2021, Londra mban dy vendet e para, ndërsa Nju-Jorku ka vetëm dy bare në 30-shen më të mirë.
Pas një eventi të mbajtur në Zoom në vitin 2020, ceremonia e këtij viti u organizua në Roundhouse të Londrës dhe të ftuarit që vinin nga jashtë iu nënshtruan disa testeve PCR të minutës së fundit dhe u vetëizoluan përpara se të merrnin pjesë.
“Connaught Bar” i Londrës mori kurorën për të dytin vit radhazi, si bari më i mirë në botë. Ekipi drejtues i Connaught kanë përsosur formulën e tyre fituese të pijeve dhe shërbimit vazhdimisht me cilësi të lartë në një mjedis elegant. Specialiteti i barit është karroca e tij Martini, ku banakierët ofrojnë një përvojë të personalizuar pijesh për mysafirët.
“Tayer + Elementary” i Alex Kratena-s, në Old Street të Londrës, u ngjit në vendin e dytë.
Spanja kryesoi listën në Evropë me katër bare ne listë, duke përfshirë “Paradiso” të Barcelonës dhe “Two Schmucks” në numrin 3 dhe 11 respektivisht. “Salmon Guru” në Madrid ishte në vendin e 24-të dhe fitoi çmimin Michter’s Art of Hospitality.
Akademia e 50 bareve më të mirë në botë përbëhet nga ekspertë të industrisë së bareve nga e gjithë bota. Periudha e votimit u zhvillua midis marsit 2020 dhe shtatorit 2021.
Më poshtë lista e bareve më të mira në botë për vitin 2021:
(klikoni mbi emrat për detajet)
1. Connaught Bar (Londër)
2. Tayer + Elementary (Londër)
3. Paradiso (Barcelonë)
4. The Clumsies (Athinë)
5. Florería Atlántico (Buenos Aires) *Bari më i mirë në Amerikën e Jugut*
6. Licorería Limantour (Meksiko) *Bari më i mirë në Amerikën e Veriut”
7. Coa (Hong Kong) *Bari më i mirë në Azi*
8. El Copitas (St. Petersburg)
9. Jigger & Pony (Singapor)
10. Katana Kitten (Nju-Jork)
11. Two Schmucks (Barcelonë)
12. Hanky Panky (Meksiko)
13. Insider Bar (Moskë)
14. Baba au Rum (Athinë)
15. Manhattan (Singapor)
16. Atlas (Singapor)
17. Zuma (Dubai) *Bari më i mire në Lindjen e Mesme dhe Afrikë*
18. The SG Club (Tokio)
19. Drink Kong (Romë)
20. 1930 (Milano)
21. Presidente (Buenos Aires)
22. Maybe Sammy (Sidnei)
23. Cantina OK! (Sidnei)
24. Salmon Guru (Madrid)
25. Handshake Speakeasy (Meksiko)
26. No Sleep Club (Singapor)
27. Camparino in Galleria (Milano)
28. Cafe La Trova (Miami)
29. Little Red Door (Paris)
30. Dante (Nju-Jork)