VLORË – Qindra banorë në fshatin Kallarat prej disa ditësh janë duke u përballur me një situatë tepër të vështirë, si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur këtë zonë, ndërsa kulmi ka arritur me shembjen e urës, e cila është ndërtuar vetëm 5 vite më parë, duke bërë që qindra banorë të izolohen, ndërsa kërcënohen çdo minutë e më shumë nga përmbytjet.
Ura e ndërtuar para 5 viteve, është rikonstrukturar para tre viteve, ndërsa këtë herë është shembur komplet.