Nga selia e PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Ai tha se ‘revolucionin’ nuk ndal njeri.
“Edvin Kritaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës se do kishte patur gjithë Shqipërinë në Tiranë, por do vijë shumë shpejt, revolucionin nuk e ndalon kush, mjerë ai që mendon ta ndalojë”, tha Berisha.