Artisja e njohur shkodrane, Justina Aliaj ndodhet e shtruar në Spitalin Infektiv prej disa ditësh pasi u infektua me koronavirus.
Pas publikimit të një video në News 24 ku këngëtarja Aliaj shihet me oksigjen, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani shkruan se gjendja e saj po përmirësohet ndjeshëm, duke shtuar se i është hequr edhe oksigjeni.
“Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….FORCA JUST…!”, shkruan ai.