ITALI- Gjendja e jashtëzokonshme në Itali, duket se do të zgjatet deri në 31 mars. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Mario Draghi ka kërkuar një mbledhje për të dhënë një sinjal të qartë mbi prioritetet në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit.
‘Pandemia është një mekanizëm i ri, ne e kemi gjetur çelësin për ta shmangur në fushatën e vaksinimit dhe në aplikimin e Green Pass. Duhet të ruajmë situatën që na lejon të jetojmë pa duhet t’u drejtohesh atyre të rejave. Bllokimi Gjendja e jashtëzakonshme është kushti themelor për të ecur në drejtim të sigurisë dhe qetësisë“- u shpreh Antonio Tajani.
Shkencëtarët gjithashtu duket se janë në mëdyshje për këtë situatë dhe nuk e dinë për çfarë mud të shërbejë kjo zgjatje.
” Të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme? Varet se për çfarë shërben. Unë mendoj se një gjendje e jashtëzakonshme që zgjat 2 vjet nuk është më gjendje e jashtëzakonshme. Ajo bëhet një gjendje vazhdimësie. E them sinqerisht: do të thotë që ne kemi një klasë politike dhe kam vënë edhe mazhorancën edhe opozitën, e cila nuk ka gjetur një zgjidhje normale ”,- thotë profesori Andrea Crisanti.
Vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të Këshillit të Ministrave, i cili për momentin nuk është përfshirë ende në rendin e ditës.