BRUKSEL – Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vendeve kryesore të industrializuara perëndimore këtë të hënë (13.12) edhe BE iu bashkua zyrtarisht korit të atyre që kërkojnë sanksione rë zgjeruara, në rast se Rusia si më 2014 sërish do të ndërhyjë në Ukrainë.Ekziston droja, se presidenti i Rusisë Vladimir Putin prej javësh ka udhëzuar marshimin e kontigjenteve të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. SHBA bën fjalë për krijimin e vendstrehimeve për rreth 100.000 trupa. Në imazhet satelitore megjithatë nuk mund të dallohet qartë nëse në këto çadra janë vendosur njerëz. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock insiston për ruajtjen e sovranitetit të Ukrainës.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel u dëgjuan parlajmërime të forta. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, u shpreh për një „luftë totale”, që po përgatit Rusia ndaj Ukrainës. Politikanë ukrainas javët e fundit paralajmëruan për një puç dhe një ndërhyrje të pritshme. Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha në mënyrë disi përgjithësuese, se „sovraniteti i Ukrainës” është i padiskutueshëm, që ne me sovranitet të plotë si europiane e europianë qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës. Një “ndërhyrje” e Rusisë do të kishte pasoja të ashpra ekonomike dhe diplomatike”, tha Baerbock. Se çfarë sanksionesh mund të vendosen konkretisht, për këtë BE nuk jep të dhëna. Diplomatët megjithatë duhet të përgatisin shkëputjen e Rusisë nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave.
I ngarkuari i BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, tërhoqi vëmendjen, se duhet përcaktuar se kur mund të kalohet vija e kuqe prej Rusisë. Do të mjaftojë për sanksionet një ndërhyrje e rregullt e trupave apo vetëm prania e të ashtuquajturve „burracët jeshil” pra ushtarët rusë pa shenjat zyrtare, në territoret e separatistëve në lindje rë Ukrainës? Synohet, që t’i tregohet, Rusisë, se një ndërhyrje në Ukrainës do të ketë një çmim të lartë, tha Borrell. Ndërkohë BE-ja po mendon për një mision kualifikimi për ushtrinë ukrainase. Sistemet mbrojtëse të armatimit, si raketat kundër dronëve ndërkohë janë duke u furnizuar nga SHBA-ja në Ukrainë.
Moska vazhdon të kërcënojë Si reagim ndaj konsultimeve në Bruksel zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Rybakov ngriti tonin gjatë një pozicionimi në Moskë. Ai kërcënoi me masa ushtarake, në rast se SHBA dhe NATO nuk i përgjigjen kërkesave të Rusisë për garanci sigurie. NATO nuk duhet të ekspandojë më tej në lindje dhe duhet të heqë dorë nga instalimi i sistemeve të armatimit në kufirin rus. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për revistën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” bëri të qartë, se anëtarësia e Ukrainës në NATO për momentin nuk shtrohet për diskutim. Më 2008 NATO e ka pranuar parimisht antarësinë, por nuk ka përmendur një datë konkrete. (DW)