Në selinë e Partisë Demokratike do të shkojnë në orën 10:00 ambasadorët e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe. Mësohet se ata do të takohen me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ky takim vjen pas situatës kaotike të krijuar dje në selinë blu, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.