IRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka (Mëziri). Videoja e publikuar nga Oranews tregon momentin se si ka nisur sherri në momentin që të rinjtë do të kryenin pagesën në kasën e një marketi. Të ndarë në dy grupe, djemtë kanë kundërshtuar njëri-tjetrin se cili prej tyre do të pagunte i pari.
Në momentin që ora shënon 01:11, Jurgen Duka dhe autori i vrasjes nisin një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën. Në debat përfshihet shoku i Dukës. Veç tyre në supermaket gjenden dhe tre djem të tjerë që nuk dihet nëse janë thjesht klientë apo të njohur të ndonjërit prej grupeve.
Dëshimtar është dhe shitësi. Konflikti verbal përshkallëzon në përplasje fizike. Në fund të videos shihet viktima që bie në tokë pas përplasjes më autorin e krimit. Arma shkrepet në sekondën e 27. Të gjithë largohen dhe në market mbeten viktima me shitësin.