Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën radhës plenare në orën 11:00. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë që deputeti Vangjel Dule ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama.
Interpelanca ka objekt ka politikat e qeverisë në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Po ashtu, në rend dite do te jetë dhe ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për ekstradimet.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 33, datë 14.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i
Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi)
4. Seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 95 Rregullore Kuvendi)
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut,
për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe
nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së
Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”.
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për
miratim: absolute)
Pyetje
2
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues
në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21/1, pika 1
dhe neni 55 Rregullore Kuvendi)
Koha e votimit
8. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të
komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21, pika 1 dhe
neni 55 Rregullore Kuvendi)
Koha e votimit
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)
Në përditësim…