Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Doracaj është emëruar në këtë detyrë rreth 8 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Përpara se të emërohej në krye të Gjendjes Civile, Doracaj kandidoi për Partinë Socialiste, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, por nuk arriti të bëhej deputet.
Doracaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë.