Pas urdhrit nga Tirana, drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dry selinë blu në këtë qytet.
Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.
“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp” shkruan Ervin Gjini, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.
Mbyllja është bërë për të mos lejuar përgatitjet për 18 dhjetorin, referendumin për shkarkimin e Bashës.
Mbështetësit e referendumit po bëhen gati për këtë datë, ku pas mbylljes se selisë kanë bërë me dije se do të përcaktojnë vende të tjera për mbajtjen e referendumit.