Ilir Shaqiri është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”, i cili po portretizohet edhe si një nga pretendentët për të fituar reality-shoën.
Teksa shumë persona e konsiderojnë si inteligjent dhe njeri model, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë, duket se ka të tjerë që nuk mendojnë kështu.
Madje, edhe figura publike.
Konkretisht po flasim për Oni Pustinën, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka lënë një koment për Ilirin në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”.
Oni shkruan se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre.
Ai thotë s uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP” që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar e mos të sillet më si burrë me gjak gruaje.
“Ka një jetë që jton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’ju zerë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”
Theksojmë se Oni është një nga shqiptarët e njohur në Itali dhe ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë.
Ai ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në “Amici”, Ambeta Toromanin.
Gjithashtu, Oni ka qenë edhe postier për disa sezone në emisionin tjetër të Marias, “C’e posta per te”.