Ben Affleck po përballet me reagime të ashpra për ‘fajësimin’ e ish-gruas së tij Jennifer Garner për varësinë nga alkooli në të kaluarën, për të cilin ai në një intervistë të fundit pretendoi se ishte një efekt anësor i ndjenjës së ‘kurthit’ në martesën e tyre 10-vjeçare. Aktori 49-vjeçar i la fansat shumë të zhgënjyer, kur tha se ai ‘ndoshta do të kishte qenë ende duke pirë’ nëse nuk do të ishte ndarë nga Garner në vitin 2015.
Affleck, i cili ka tre fëmijë me ish-gruan e tij, tha se ndihej “i ngecur” dhe se nuk mund të largohej për shkak të fëmijëve të tij, por nuk ishte aspak i lumtur dhe gjeti ngushëllim tek alkooli. Komentet e tij kanë shkaktuar një sërë reagimesh në mediat sociale, ku njerëzit e akuzuan Affleck se po përpiqej të fajësonte Garner për problemin e tij me alkoolin, ndërsa fotot e famshme ku aktorja e çonte ish-bashkëshortin e saj në rehabilitim në vitin 2018, tre vjet pasi u ndanë, bënë xhiron e mediave asokohe.
“Po fajëson ish-gruan për varësinë ndaj alkoolit? Ti pije para se të martoheshe me të!” shkroi një përdorues i Twitter. “Të flasësh keq për nënën e fëmijëve të tu, të bën një baba të tmerrshëm dhe një idiot!
Ndërsa disa të tjerë kërkuan që Affleck të merrte përgjegjësinë për veprimet e tij. Ben dhe Jennifer u ndanë zyrtarisht në qershor 2015, vetëm një ditë pas 10-vjetorit të tyre. Tre vjet pasi ata u ndanë, aktori u pa duke u çuar në rehabilitim për herë të tretë nga ish-gruaja e tij. Në imazhe ai shfaqej i ulur në pjesën e pasme të një makine, ndërsa ajo ishte në timon. Në atë kohë, u raportua nga TMZ se Garner organizoi një ndërhyrje për ish-bashkëshortin e saj dhe iu lut atij që të merrte ndihmë për alkoolizmin e tij. Pas intervistës së tij të fundit me Howard Stern, përdoruesit e mediave sociale e kritikuan ashpër Affleck që kishte fajësuar Garner.