Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që ra në një ndërtesë në qytetin japonez të Oskana-s të premten. Policia po e heton rastin si një zjarrvënie të qëllimshme ndërsa besohet se bëhet fjalë për një burrë të paidentifikuar ende që e ka nisur.
Sipas raportimeve, 27 viktimat pësuan arrest kardiopulmonar, term ky që media japoneze përdor përpara se vdekja të konfirmohet nga një mjek. Kurse lëndime ka marrë vetëm një person. Pamjet në media tregonin një numër të madh zjarrfikësish që punonin jashtë dhe brenda ndërtesës tetëkatëshe pas shuarjes së zjarrit.
Brendësia e djegur e katit të katërt të ndërtesës së ngushtë të zyrës dukej përmes dritareve të thyera dhe të nxira. Kati strehonte një klinikë që ofronte shërbime të shëndetit mendor dhe kujdes të përgjithshëm mjekësor, thanë media lokale.
Brendësia e djegur e katit të katërt të ndërtesës dukej përmes dritareve të thyera dhe të nxira. Në këtë kat ishte vendosur një klinikë që ofronte shërbime të shëndetit mendor dhe kujdes të përgjithshëm mjekësor, sipas mediave lokale.