Gjykata e Tiranës liron nga qelia Orges Drazhin, i arrestuar për “moskallëzim krimi” për ngjarjen ku u vra Jurgen Duka. Me kërkesë të prokurorisë gjykata ka caktuar masën “detyrim për paraqitje” për të.
Drazhi ka treguar ngjarjen para hetuesve duke u shprehur se situata është acaruar pranë kasës së supermarketit fillimisht për radhën e më pas miku i tij i është drejtuar punonjësit të policisë duke i thënë: “Nuk më intereson, unë paguaj edhe pijet e tua”.
Kjo ka sjell acarimin e autorit të dyshuar, efektivit të Policisë së Dibrës, Arbër Sula. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.