Burri më i pasur në botë, që përdor makinën të cilën e ka krijuar vetë dhe në shumicën e kohës nuk ka nevojë për një shofer, me po të njëjtën pavarësi që kryen aktivitetet e përditshme preu edhe flokët për kopertinën e TIME.
Elon Musk u shpall “Njeriu i vitit 2021” dhe për të festuar një moment të tillë preu flokët në një model ku gjysma e kokës është e rruar.
“Dhe ai i preu vetë flokët për këtë foto – ikonë,” shkroi ish-partnerja Grimes në Twitter, me të cilën Musk ka një djalë. “Asnjë stilist, as grim haha,” tha Elon duke konfirmuar gjithashtu se prerja e flokëve ishte një punë do-it-yourself.
Njerëzit në Twitter padyshim që nisën me krahasimet. Dikush e krahasoi me Jean-Baptiste Emanuel Zorg nga “The Fifth Element”.